Dürüst ilkeli aninda haber kosovahaber begen

E Enjte, 18 Shtator 2014

Përkrahja austriake për turizëm e hoteleri

E Mërkurë 01 Shkurt 2012 12:52

Shoqata e Turizmit Alternativ të Kosovës aktivitetin e saj të parë për sivjet e ka nisur me një vizitë zyrtare në Austri me ftese të Akademisë për Paqe dhe Siguri në Evropë.

“Kryetari i SHTAK-ut, Baki Hoti dhe zëvendësministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Cüneyd Ustaibo, kanë vizituar Austrinë e epërme, përkatësisht qytetin Linz, dhe kanë qëndruar në disa qytete tjera të këtij vendi, me qellim të krijimit të kushteve për një bashkëpunim më të madh për zhvillimin e turizmit në Kosovë, dhe marrjes së përvojave për organizmin dhe menaxhimin e sektorit të turizmit në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e SHTAK-ut.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj vizite, Kryetari i SHTAK Hoti dhe zëvendësministri Ustaibo, kanë zhvilluar takime me disa kryetar komunash. Gjithashtu ata janë takuar me Ministrin e Ekonomisë, Punës, Turizmit, Sportit dhe Marrëdhënieve Evropiane, Viktor Sigl, si dhe shumë ekspert të fushës së turizmit.

Ata kanë vizituar edhe fshatra turistike, monumente kulturore dhe historike në këtij vendi.

“Ky delegacion ishte mysafir nderi në hapjen e panairit të turizmit në Linz, ku së bashku me Kryetarin e Linizit bënë hapjen e panairit”, theksohet në njoftim.

Kryetari i Shoqatës se Turizmit Alternativ te Kosovës, Baki Hoti, ka bërë të ditur se kanë marrë garanci për fillimin e një bashkëpunimi në fushën e turizmit, për ngritjen e kapaciteteve në sektorin e hotelerisë dhe turizmit, si dhe për përmirësimin e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. /Telegrafi/
 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.