E Mërkurë, 22 Maj 2013

SHBA-të kërkojnë 16 ushtarë të zhdukur në Kosovë gjatë LDB

E Shtunë 28 Prill 2012 13:56

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes një komunikate për media, ka kërkuar ndihmën e të gjithë atyre që mund të dinë diçka për të paktën 16 ushtarë amerikanë zhdukur në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore (LDB).

Në komunikatë, pasi sqarohet qëllimi i kërkesës, theksohet se janë së paku 16 ushtarakë amerikanë që ende konsiderohen të zhdukur diku në hapësirën tokësore të Republikës së Kosovës të cilët kanë shërbyer gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ishin ose anëtarë të ekuipazhit të aeroplanëve të rrëzuar të Forcave Ajrore të Armatës ose robër të luftës të mbajtur nga forcat gjermane.

Derisa numri prej 16 personave të zhdukur është i vogël krahasuar me numrin prej afër 1800 personave të zhdukur në konfliktin në Kosovë, populli i Shteteve të Bashkuara - duke çmuar thellësisht dhe përjetësisht përpjekjet heroike të të gjithë atyre të cilët bënë sakrificën supreme në Luftën e Dytë Botërore - vazhdon të kërkojë mbetjet mortore të cilat ne ende do të mund t’i varrosnim ashtu siç e meriton sakrifica e tyre, thotë kumtesa.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.