E Hënë, 20 Maj 2013

Delegacioni nga Kosova në Eksisehir të Turqisë

E Hënë 11 Qershor 2012 15:46

Universitetit Publik i Turqisë, “Eskisehir Osmangazi Universitesi” ka vendosur ta nderojë me titullin “Doctor Honoris Causa” rektorin e Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova.

Për të marrë titullin, Rugova po qëndron në Eskisehir. Atje pos vizitës në Universitet ka takuar edhe kryetarin e komunës së Eskisehirit, Prof. Dr. Yılmaz Büyükerşen. Rugova është shoqëruar nga ambasadori Bekim Sejdiu.

Të dyja palët janë pajtuar për intensifikim të bashkëpunimit në arsimin e lartë.

Senati i Universitetit Publik të Turqisë, “Eskisehir Osmangazi Universitesi”, në mbledhjen e mbajtur më datën 30.5.2012, ka marrë vendim që rektorit të Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Mujë Rugova të i ndahet titulli “Doktor Honoris Causa” nga ky universitet.

Universiteti “Osmangazi Universitesi” është një nga universitetet më prestigjioze të Turqisë i cili shquhet dhe është i njohur për arritjet në fushën e mjekësisë dhe farmacisë.

Në këtë universitet publik, studiojnë më shumë se 20 mijë studentë.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.