E Diel, 26 Maj 2013

Vetëvendosje proteston kundër vizitës së Cooperit

E Enjte 21 Qershor 2012 12:12

Qindra aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, në mesin e të cilëve është edhe Albin Kurti, kanë arritur që të hyn në oborrin e Qeverisë së Kosovës, për të protestuar kundër vizitës së ndërmjetësit të Bashkimit Evropian në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, Robert Cooper, i cili është duke zhvilluar takime me zyrtarët e Qeverisë së Kosovës në këto çaste.

Po ashtu në këto momente është duke u shtuar numri forcave policore, njofton “KosovaPress”.

Në mesin e protestuesve janë edhe disa deputetë, si Albin Kurti Visar Ymeri, Albulena Haxhiu.

Protestuesit mbajnë në dorë pankartat “Jo negociata, Vetëvendosje”, “Stop dialogut”, “Serbia nuk ka kërkuar falje për krimet e bëra”, “Serbia financon strukturat e saj ilegale në Kosovë”. /Telegrafi/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.