Në Zvicër mbi 160 mijë kosovarë me pasaporta serbe!?
E Shtunë 23 Qershor 2012 14:55
Gati pesë vjet pas pavarësisë së Kosovës, në Zvicër jetojnë mbi 160 mijë shtetas të Kosovës, të cilët ende posedojnë pasaportën e Serbisë.
Sikur ti kishin sot pasaportat e Republikës së Kosovës pas katër vjetësh pavarësie, sigurisht Berna zyrtare kosovarët do ti radhiste në rangun e parë dhe jo të tretin, pas portugezëve dhe gjermanëve, ka deklaruar për agjencinë informative kombëtare Presheva Jonë, Lisa Blaser, zyrtare nga Departamenti Federal për Migracion.
Shpesh në mediat apo nga personalitet zvicerane sa herë që flasin për kosovarët në Zvicër, vazhdimisht nga ta kemi dëgjuar refrenin se kosovarët janë komuniteti më i madh dhe më i rëndësishëm në vendin tonë Por në fakt shifrat e Zyrës Federale për Statsistika me seli në Neuchatel, flasin të kundërtën. Kështu ndodhë për shkak se në Zvicër ende shumë kosovarë posedojnë pasaporta serbe, prej mbi 160 mijë sish.
Megjithkëtë, Blaser ka thënë se gjithnjë e më shumë është në rritje numri i personave që paraqiten me pasaportë kosovare. Por, nëse kemi parasysh se për katër vite institucionet kosovare kanë arritur të furnizojnë vetëm shtatë mijë pasaporta, atëherë për të arritur shifrën prej 200 mijë kosovarëve, siç flitet në vendin tonë, natyrisht se nevojitet punë dhe kohë, bile së paku edhe disa vjet për të arritur shifrën e lartpërmendur. /Telegrafi/
Komento
Rregullat për komente
- Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
- Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
- Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
- Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.










