Tërmkolli: Të auditohet procesi i regjistrimit të popullsisë
E Enjte 05 Korrik 2012 12:28
Melihate Tërmkolli nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkoi të enjten që të auditohet i tërë procesi i regjistrimit të popullsisë, pasi sipas saj, dyshohet për abuzimin e pesë milionë eurove.
Sipas saj, edhe pas një viti Qeveria e Kosovës - ESK ende nuk i ka publikuar rezultatet e regjistrimit të popullsisë, ndërkaq siç tha ajo, ESK ka qenë i obliguar me ligj që qysh në qershorin e vitit të kaluar të bëjë publike disa rezultate nga regjistrimi i popullsisë.
Cili është qëllimi i fshehjes së rezultateve të regjistrimit të popullsisë, këtë duhet ta tregojë Qeveria-ESK, por është e qartë se pasojat janë evidente. Ato kanë të bëjnë me ndarjen e mjeteve financiare për komunat sepse ato mjete ndahen nga qeveria në bazë të numrit të popullsisë. Së dyti kjo ka rëndësi parësore në reformimin e sistemit zgjedhor nëse kjo lidhet me një sistem me shumë zona zgjedhore, tha ajo.
Tërmkolli ka shprehur dyshimet për ngritjen e përqindjes së numrit të popullsisë së komuniteteve pakicë në Kosovë.
Kërkojmë auditim të tërë procesit të regjistrimit të popullsisë sepse konsiderojmë se janë shpenzuar mjete shumë të mëdha financiare (me 6 milion - 7000 regjistrues, e qeveria e ka bërë 11 milion me 5000 regjistrues), tha ajo. /Telegrafi/
Komento
Rregullat për komente
- Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
- Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
- Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
- Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.










