E Premte, 24 Maj 2013

Namaz me policë

E Shtunë 07 Korrik 2012 15:02

Dy herë u fal namazi i xhumasë në xhaminë e re të Gjilanit. Një pjesë e xhematit ritin e kreu me imamin Mustafa Bajrami, e pjesa tjetër një orë më vonë këtë e bëri me Zijadin Lekën. Gjithçka ndodhi në prani të krerëve më të lartë të Bashkësisë Islame të Kosovës. Aty ishte edhe policia.

 Ashtu siç erdhën ndaras nga njëri -tjetri, ndaras edhe e falën namazin e xhumasë.

Xhemati që erdhi për ta përuruar xhaminë e re në lagjen “Dardania” në Gjilan, nuk e fali namazin në kohën e njëjtë, edhe pse ishin të gjithë brenda të njëjtit objekt.

Madje xhematlinjtë, përkrahës të Zijadin Lekës, banorë të lagjes “Dardania”, e bënë kabull të duronin një orë vapën përvëluese, ku temperatura shkoi deri rreth dyzet gradë celsius, shkruan "Express".

Ata duruan vetëm që namazin e xhumasë ta falin me imamin e tyre të preferuar, Zijadin Lekën. Xhematlinjët nuk i përfillën as mysafirët nga Prishtina.

Kryeimami Sabri Bajgora e Resul Rexhepi erdhën për të përuruar xhaminë e re. Por, ata i priti njeriu të cilin e kanë emëruar imam në xhaminë e re, e që nuk po e duan xhemati i lagjes.

Mustafa Bajrami, kryetar i Bashkësisë Islame në Gjilan dhe imam i zgjedhur me konkurs në këtë xhami, i priti mysafirët i qetë dhe qysh e do rendi, kurse Zijadin Leka u prit me ovacione dhe duartrokitje nga xhemati, ku disa mbanin në duar sloganin e shkruar “Zijadin Leka- imam”.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.