Muja dëgjon shqetësimet e banorëve të Kurillës
E Shtunë 28 Korrik 2012 10:59Në kuadër të turit të takimeve publike për planifikimin e buxhetit për vitin 2013 dhe kornizën afatmesme buxhetore 2013-2015, kryetari i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja me bashkëpunëtorë ka takuar banorët e lagjes Kurillë, ku jetojnë kryesisht pjesëtarët e komunitetit turk.
Muja ka sqaruar se buxheti i vitit 2013 është 33 milionë euro, ku 13 milionë euro janë të parapara për investime kapitale. Ai ka ftuar qytetarët që të paraqesin propozimet e tyre për buxhetin e vitit të ardhshëm.
Banorët e lagjes Kurillë dhe lokaliteteve përreth kanë shprehur shqetësime në lidhje me rrugët e pandërtuara, ambulancën dhe për ndërprerjet e shpeshta të ujit dhe të rrymës.
Nënkryetari i komunës, Orhan Lopar ka theksuar se banorët e lagjes Kurillë i kanë borxh komunës 600 mijë euro dhe i ka ftuar që ti kryejnë obligimet. Ndërsa qytetarët i kanë përmendur faktin se vet komuna i ka 100 mijë euro borxh për rrymë.
Komento
Rregullat për komente
- Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
- Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
- Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
- Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.










