Enti i Statistikave i ka të dhënat edhe për veriun
12 Gusht 2012 00:30
Drejtori i Zyrës se Regjistrimit te Popullsisë, Sabri Zabërgja, ka deklaruar se Enti i Statistikave të Kosovës i ka të dhënat e regjistrimit edhe për pjesën veriore të Mitrovicës.
Sa i përket rezultateve të pjesës veriore, ne i kemi rezultatet. Enti i Statistikave i ka rezultatet e pjesës veriore, sepse ne e kemi bërë një regjistrim me një formular më të shkurtër në vitin 2008-09, mirëpo me ato të dhëna ose do të dalim më 21 shtator, ose pak me vonë, thotë për Tribuna Shqiptare, drejtori i Zyrës se Regjistrimit te Popullsisë, Sabri Zabërgja.
I pyetur se pas hapjes së Zyrës Administrative në veri, a do jetë e mundur që të bëhet regjistrimi në këtë pjesë të Kosovës, Zabërgja ka theksuar se regjistrimi në këtë pjesë do të bëhet vetëm kur do ketë regjistrim të ardhshëm në tërë territorin e Kosovë.
Ne nuk kemi dashtë me bashkëpunua me strukturat paralele ilegale të pjesës veriore të Mitrovicës, meqenëse si kemi pranuar si komisione komunale. Mirëpo, ne të dhënat për atë pjesë të gjitha i kemi. /Telegrafi/
Komento
Rregullat për komente
- Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
- Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
- Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
- Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.













