Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 29 Janar 2020

Feith: Duhet siguruar pjesëmarrje më të madhe të grave në vendimmarrje

E Premte 05 Mars 2010 12:07

Përfaqësuesi Special i BE së (EUSR), Pieter Feith, ka vizituar shoqatën e biznesit të grave "Avenija" në Llapnasellë si pjesë e shkëmbimeve të tij të vazhdueshme me organizatat e shoqërisë civile në Kosovë.

"Avenija" është duke i ndihmuar dhe bashkërenduar aktivitetet për ngritjen në një shkallë më të lartë të kushteve që ndërlidhen me punën për gratë.

Pas diskutimeve me përfaqësueset e shoqatës së biznesit të grave "Avenija", Feith tha se duhet të bëhen më shumë përpjekje për të forcuar pozitën e grave të të gjitha komuniteteve në shoqërinë kosovare.

"Sfidat ekonomike me të cilat ballafaqohet sot Kosova më së miri mund të trajtohen me pjesëmarrjen e plotë të grave. Fuqizimi ekonomik përmes mbështetjes financiare dhe trajnimeve do t'i shtojë nismat e grave për të filluar bizneset e veta dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm për rritjen e standardit jetësor".

Në dritën e afrimit të Ditës Ndërkombëtare të Grave më 8 Mars, Feith tha se dëshiron t'u rikujtojë autoriteteve kosovare zotimet e tyre për të siguruar pjesëmarrje më të madhe të grave në të gjitha nivelet e vendimmarrjes. Ai tha se "nevojiten përpjekje të vazhdueshme për t’i adresuar çështjet si dhuna në familje dhe trafikimi me qenie njerëzore në kuadër të një kornize institucionale të fuqizuar". /qik/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.