Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Shtunë, 23 Nëntor 2019

Pezullohet publikimi i lajmeve në gjuhën boshnjake

E Shtunë 16 Shkurt 2013 13:53

Agjencia e lajmeve Kosovahaber që në prill do të festoj 7 vjetorin e themelimit, tani e tutje do të vazhdoj me publikimin e lajmeve vetëm në gjuhën turke dhe në gjuhën shqipe. Për shkak të vështirësive financiare, Kosovahaber ka pezulluar për një kohë të pacaktuar publikimin e lajmeve në gjuhën boshnjake.

Ekipi i Kosovahaberit, i cili prej katër vitesh emiton lajme në gjuhët turke, shqipe dhe boshnjake, për shkak të pamundësisë financiare është detyruar që të ndërpres botimin e lajmeve në gjuhën boshnjake. Në saje të publikimit të lajmeve në gjuhën boshnjake mbi zhvillimet në Kosovë, në komunitetin turk dhe të institutcioneve turke, kemi bartur rrjedhat e zhvillimeve në Ballkan dhe më gjerë dhe kjo ka zgjuar interesim të konsiderueshëm të lexuesve tanë.

Megjithatë shpresojmë që me tejkalimin e vështirësive financiare do të rikthejmë edhe lajmet në gjuhën boshnjake dhe njëherësh jemi mirënjohës për të gjithë ata që na kanë përkrahur në këtë rrugëtim.

 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.