Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Marte, 17 Shtator 2019

Nis seanca gjyqësore ndaj Ivanoviçit dhe ish-policit serb

E Marte 26 Gusht 2014 10:42

Ish-kandidati për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Oliver Ivanoviç ka dal para gjykatësve në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Bashkë me të në gjykim janë edhe katër persona tjetër, Dragolub Delibashiq - ish polici serb, Ilija Vujaqiq, Nebojsha Vujaqiq dhe Aleksandar Llazoviq.

Në sallën e gjykimit janë të pranishëm Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Goran Rakiq, i shoqëruar nga zyrtarët e komunës, e po ashtu në sallë është edhe Sonia Bozhoviç, nënkryetare e SDP-së, e cila është parti e Oliver Ivanoviqit. Edhe ajo është e shoqëruar nga zyrtarë të partisë.

Vërehet interesim i madh i mediave, si vendore, po ashtu edhe nga Beogradi.

Oliver Ivanoviqi akuzohet të ketë kryer krime të luftës gjatë vitit 1999. Ai gjithashtu, bashkë me ish-policin serb, Dragolub Delibashiq, akuzohet të ketë kryer vrasje gjatë përleshjeve, të cilat lanë 10 shqiptarë të vrarë dhe shumë të plagosur në shkurt të vitit 2000.

Tre të akuzuar tjerë, Ilija Vujaqiq, Nebojsha Vujaqiq dhe Aleksandar Llazoviq, akuzohen për vrasje dhe tentim vrasje në shkurt të vitit 2000. /Kallxo/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.