Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 22 Janar 2020

Tensionohet situata në veri

E Mërkurë 18 Mars 2015 14:08

Tensionohet situata në veri, pasi serbët kanë penguar rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve.

Rindërtimi i shtëpive të shqiptarëve në Kroin e Vitakut në Mitrovicë është penguar sot sërish nga dhjetëra qytetarë serb.

Gurët që janë hedhur në drejtim të shqiptarëve në Kroin e Vitakut kanë lënduar njërin prej punëtorëve të kompanisë “Uniteti”, përderisa ishte duke asistuar në rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve në Kroin e Vitakut.

Në shenjë revolte shqiptarët kanë bllokuar rrugën Suhodoll – Mitrovicë duke ndaluar kështu qarkullimin e rrugës. /Telegrafi/



 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.