Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 22 Janar 2020

KPM ia dorëzoi Qeverisë Strategjinë për transmetim digjital

E Marte 31 Mars 2015 15:40

Komisioni i Pavarura për Medie (KPM) ka dorëzuar sot në Qeveri, Strategjinë për kalim në transmetim digjital në Kosovë.

Tani në bazë të kësaj strategjie pritet që Ministria e Zhvillimit Ekonomik të hartojë Ligjin për digjitalizim, i cili do të bazohet në strategjinë e hartuar nga KPM-ja, raporton Koha Ditore.

Ishte paraparë që kalimin nga transmetimi analog në atë digjital, të bëhej deri më 17 qershor të këtij vitit, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Sipas kryetarit të KPM-së, Adnan Merovci, vonesa nuk është e mirë, por ka thënë se edhe shumica e vendeve të rajonit nuk kanë arritur ta përfundoje këtë proces me kohë. Ai ka thënë se janë vetëm Maqedonia, Kroacia dhe Sllovenia që e kanë arritur atë.

Merovci nuk ka dhënë ndonjë datë të caktuar se kur do të mund të përfundojë I gjithë procesi, duke thënë se kjo varet nga shumë faktorë. 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.