Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 22 Janar 2020

Zyrtarët “supermenë” me nga 2-3 vende pune

E Shtunë 04 Prill 2015 11:12

Me amendamentimin e Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit po i mundësohet zyrtarëve shtetërorë të ushtrojnë funksione edhe në lëmin e arsimit, shkencës, kulturës dhe të sportit.

Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Legjislacion kanë sqaruar se me këto amendamente zyrtarët e lartë publikë nuk mund të jenë edhe anëtarë në bordet e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura, ndërsa, sipas tyre, kjo ndalesë nuk vlen për ushtrimin e funksioneve në arsim dhe në disa lëmi tjera.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e partive opozitare dhe analistët kanë vlerësuar se nuk është etike që zyrtarët, që premtojnë krijimin e vendeve të reja të punës, të sigurojnë me ligj më shumë se nga një vend pune për vete, përderisa shkalla e papunësisë në vend është aq e lartë.

Kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu, ka thënë për “Zërin” se amendamenti i propozuar nga ky Komision specifikon se “zyrtari i lartë nuk mund të ushtrojë më shumë se një funksion publik, përveç rasteve sipas detyrës zyrtare, si dhe nuk mund të jetë anëtar në bordet e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura”. /zëri/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.