Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Hënë, 09 Dhjetor 2019

Nga e diela shi dhe borë deri të mërkurën

E Shtunë 04 Prill 2015 11:39

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës nga dita e dielë Ballkani do të ndikohet nga fushat me presion të ulët atmosferik. Në këtë kushte do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Këto reshje në vise me lartësi mbi 800m do të përcillen edhe me borë.

Temperaturat minimale do të lëvizin në mes 2C deri 4C celsius , kurse maksimalet e ditës do të lëvizin në mes 7C deri 9C celsius. Do të fryj erë nga ana e juglindjes e më pas nga verilindja me shpejtësi 1-9m/s.

Një gjendje e këtillë e motit me reshje shiu dhe bore do të na përcjell deri të mërkurën, ndërsa era do të vazhdoj gjatë gjithë javës ta mbajë drejtimin e verilindjes, ndërsa temperaturat maksimale do të pësojnë rritje të lehta mbas ditës së mërkurë.

Sipas meteorologëve ka shumë mundësi që nga këto reshje të shkaktohen edhe vërshime të mëdha.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.