Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Hënë, 09 Dhjetor 2019

Ministri Rrahmani dyshon në cilësinë e barnave në Kosovë

E Marte 07 Prill 2015 13:39

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, ka shfaqur dyshime se në treg qarkullojnë “barna me cilësi më të dobët”. Kjo pasi që ai ka vendosur të iniciojë ndryshime në Ligjin e prokurimit publik.

Por, një ndryshim i tillë po konsiderohet krejt i panevojshëm nga udhëheqësi i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRrPP), Safet Hoxha, i cili ka thënë se arsyetimet e MSh-së nuk kanë të bëjnë fare me ligjin aktual, shkruan sot "Koha Ditore".

Në anën tjetër, Isuf Zejna nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), organizatë kjo që e ka monitoruar me vite procesin e prokurimit në MSh, konsideron se duhet analizuar mirë se çfarë po ndryshohet, pasi që ekziston rreziku që këto ndryshime t’u shërbejnë shumë interesave komerciale të bizneseve.

Njëra ndër arsyet që ministrin e ka shtyrë drejt këtij vendimi është blerja e produkteve mjekësore me çmim të ulët , të cilat ai i ka gjykuar si “produkte me cilësi më të dobët”. Por ky arsyetim i ministrit konsiderohet si absurd për faktin se Agjencia Kosovare për Produktet Medicinale (AKPM) garanton cilësi për secilin produkt të regjistruar në Kosovë. Megjithatë MSh-ja konsideron se me këto ndryshime do të garantohet cilësi e produkteve që blihen.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.