Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Enjte, 24 Tetor 2019

S`ka azil, Gjermania deportoi edhe 155 aziklërkues nga Kosova

E Mërkurë 29 Prill 2015 18:32 Sot janë kthyer nga Gjermania edhe 155 azilkërkues nga Kosova . Policia e Kosovës ka konfirmuar se 155 persona sot në mëngjes kanë aterruar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë. “Sipas informacioneve që kemi, 55 persona janë kthyer sot nga Dyseldorfi i Gjermanisë në mënyrë kolektive me përcjellje”, ka thënë Daut Hoxha, nga zyra për informim e Policisë së Kosovës. “Ndërsa 100 persona tjerë janë kthyer vullnetarisht me avionë të ndryshëm nga vende të ndryshme të Gjermanisë”, ka shtuar ai. Ndërkaq, edhe të martën nga aeroporti “Baden Airpark” afër Karsluhe për në Kosovë janë nisur 121 azilkërkues, kanë raportuar dje mediet gjermane. Të gjithë refugjatët së fundmi kanë qëndruar në Baden-Ëürttemberg, deklaruan autoritetet atje.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.