Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Enjte, 24 Tetor 2019

Prishtina u heq shpenzimet e varrimit qytetarëve të saj

E Enjte 30 Prill 2015 16:05Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka vendosur që t’u paguajë të gjithë qytetarëve prishtinas shpenzimet e funeralit të familjarëve të afërt, deri në shumën prej 171 euro. “Me këtë vendim përcaktohet se, këtë të drejtë mund ta shfrytëzojnë familjarët e ngushtë të personave që kanë ndërruar jetë. Për ta realizuar këtë, banorët e Komunës së Prishtinës duhet të jenë të pajisur me faturën për shërbimet e Ndërmarrjes Publike Lokale ‘Hortikultura’, faturën nga bashkësia fetare përmes së cilës janë kryer ritet fetare për personin e ndjerë (në rast se i/e ndjeri/a i është nënshtruar ritualeve fetare), si dhe faturën nga kompania përkatëse që është shfrytëzuar për transportimin e të ndjerit/ës”, thuhet në një njoftim nga komuna e Prishtinës. Sipas këtij njoftimi, të gjithë personat e interesuar për shfrytëzimin e kësaj të drejte nuk duhet ta kalojnë periudhën kohore prej 30 ditësh, duke llogaritur nga data e vdekjes së personit. Gjithashtu, familjarët e ngushtë duhet të kenë me vete edhe ekstraktin e lindjes dhe certifikatën e vdekjes të personit që ka ndërruar jetë, një dokument identifikimi dhe numrin e llogarisë bankare. Heqja e shpenzimeve të varrimit është vendosur edhe në disa komuna të Kosovës, si në Mitrovicë, Podujevë, Gjilan, etj. / Top Channel

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.