Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Enjte, 24 Tetor 2019

S’ka vetura sot në Gërmi

E Premte 01 Maj 2015 10:53

Me rastin e 1 Majit, në datat 1, 2 dhe 3 Maj, Komuna e Prishtinës në bazë të një vendimi ndalon qarkullimin e automjeteve përveç autobusëve të Trafikut Urban, automjeteve të Policisë së Kosovës, të KFOR – it, EULEX – it dhe automjeteve emergjente në drejtim të parkut “Gërmia”.

Në bazë të këtij vendimi ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve, përveç autobusëve të NKP “Trafiku Urban”, linja 4, linja 5 “Ulpiana” dhe “Gërmia”, automjeteve të Policisë së Kosovës, të KFOR-it, të EULEX-it, të “Hortikulturës”, KRM “Pastrimi” dhe automjeteve emergjente në drejtim të parkut të “Gërmisë”.

Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, pika përfundimtare për lëvizjen e automjeteve, përveç banorëve të lagjeve Normale, Sofali, “Tauk-Bahçe” do të jetë: kryqëzimi i rrugëve “1 Tetori” – “Nazmi Gafurri” dhe “Ymer Lutfi Paqarizi”, kryqëzimi i rrugëve “Nazmi Gafurri”- “Xhavit Ahmeti” dhe “Dr. Lec Gradica” , kryqëzimi i rrugëve “Dr. Shpëtim Robaj” me atë të Sofalisë në drejtim të pishinësdhe Parkut të Gërmisë.

Po sipas njoftimit, transporti publik i qytetarëve për në Parkun e “Gërmisë” deri te pishina e Qytetit do të bëhet ekskluzivisht me autobus NPK “Trafiku Urban”, linja 4, ndërsa linja 5 “Ulpiana” dhe “Gërmija” deri në Sofali.

“Inspektorët përgjegjës të Drejtorisë së Inspeksionit do të parandalojnë shërbyesit e paautorizuar që të bëjnë shitjen – shërbimin ndaj qytetarëve si dhe do të organizojnë kujdestari me qëllim të ruajtjes së ambientit (përdorimin e zjarreve për destinime të ndryshme), si dhe hedhjen e mbeturinave në vende të caktuara”, përfundohet në njoftim.
 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.