Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Hënë, 21 Tetor 2019

1 maji, dita e punëtorëve shenohet me aktivitete

E Premte 01 Maj 2015 11:02

Sindikatët e punëtorëve në tërë botën sot e shënojnë 1 majin. Dita e Punëtorëve e cila në shumë vende karkterizohet me protesta për atë që konsiderohet si përpjekje e vazhdueshme për të siguruar të drejtat elementare të punëtorëve.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka organizuar një varg aktivitetesh. Por, pavarësisht kësaj kjo ditë Kosovën e gjen më përqindjen më të lartë të papunësisë në rajon. Përfaqësues të punëtorëve e konsiderojnë të vështirë uljen e shkallës se papunësisë , pasi sipas tyre, autoritet kompetente nuk merren më identifikimin e problemeve por më statistikat.

Protestat e para që kanë çuar deri te shënimi i 1 Majit si Dita e Punëtorëve janë mbajtur në Australi dhe SHBA, ndërsa ishte kongresi i Internacionales së parë të socialstëve dhe anarkistëve në Gjenevë që dolën me propozimin për ditën ligjore të punës prej 8 orësh.  

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.