Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Enjte, 24 Tetor 2019

Lirohet Dardan Molliqaj

E Premte 01 Maj 2015 20:12

Burime të “Zërit” mësojnë se para pak çastesh aktivisti i Lëvizjes Vetëvendose, Dardan Molliqaj është liruar.

Ai u arrestua sot në mëngjes në aeroportin e Prishtinës.

Ndryshe, LVV-ja e ka quajtuar absurditeti i Policisë së Kosovës, të cilët përveç se po e mbajnë të arrestuar Sekretarin Organizativ të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Dardan Molliqaj, tash e kanë nisur për në Gjykatën e Deçanit, për një rast të mëhershëm të protestës kundër privatizimit të KEDS-it.

Ja arsyet e arrestimit të Dardan Molliqajt

Policia e Kosovës e ka konfirmuar arrestimin e aktivistit të ‘Lëvizjes Vetëvendosje’, Dardan Molliqaj.

Sipas, zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, Molliqaj është arrestuar të premten në orët e mëngjesit, i ngarkuar me vepër për pengim të personit zyrtarë në detyrë.

Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës në Prishtinë, ka thënë se Molliqaj është arrestuar me urdhër të Gjykatës Themelore.

“Mund të konfirmojmë se duke u bazuar në një urdhër arrest të Gjykatës Themelore në Prishtinë i njëjti është arrestuar dhe do të sillet para organeve të drejtësisë”, ka thënë ai, raportojnë mediat.

Hoxha ka shtuar se Molliqaj është arrestuar për shkak të protestave të organizuara të 27 janarit, ndërsa vendimet tjera priten të pasojnë nga gjykata kompetente.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.