Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019

QKUK: Ekipi nga Australia do të operojë 29 fëmijë me ndërlikime shëndetësore

E Marte 05 Maj 2015 11:03Një ekip i mjekëve nga Australia nën udhëheqjen e profesor, Paddy Dewan, nga dita e djeshme po kryejnë operacione të ndërlikuara në Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike në QKUK. Ky ekip po ndihmon Kosovën nga vitit 2010, duke operuar me dhjetëra fëmijë me anomali kongjenitale komplekse të cilat nuk kishin mundësi më herët të operoheshin në këtë klinikë. Ekipi do të qëndrojë në Kosovë në vizitë 10 ditore, me qëllim të operimit të 29 fëmijëve me anomali të rënda të traktit urinarë dhe anomalive anorektale. Gjatë gjithë javës do të ketë diskutime lidhur me rastet që do të operohen para dhe pas dite ku do te marrin pjese te gjithë mjeket rezident dhe specialistë te Kirurgjisë së Fëmijëve, Klinikës së Pediatrisë, Radiologjisë dhe Anestezionit, po ashtu, do të ketë edhe ligjërata me tema të ndryshme nga të gjitha këto lëmi.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.