Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Hënë, 09 Dhjetor 2019

Arta Rama–Hajrizi, kryetarja e re Gjykatës Kushtetuese

E Enjte 21 Maj 2015 13:44

Gjyqtarja Arta Rama–Hajrizi është kryetarja e re Gjykatës Kushtetuese, ndërsa postin do ta marrë pasi që të përfundojë mandati i Enver Hasanit.

Lajmin e ka publikuar Gjykata Kushtetuese, nëpërmjet një njoftimi të shkurtër për media.

"Në seancën e mbajtur të enjten, më 21 maj 2015, në përputhje me Nenin 114, pika 5, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës kanë zgjedhur gjyqtaren, mr. sc. Arta Rama-Hajrizi, kryetar të ri të Gjykatës. Gjyqtarja Arta Rama-Hajrizi do të marrë postin e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës pasi të përfundojë mandati i kryetarit aktual të Gjykatës, prof. dr. Enver Hasani, më 26 qershor 2015", thuhet në njoftim.

Mandati i kreut të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës është tre vjet. /albeu.com/ 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.