Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 18 Shtator 2019

Përdorimi i mariuanës është në rritje

E Hënë 01 Qershor 2015 14:42

Lufta kundër përdorimit të paligjshëm të drogave mbetet njëra ndër sfidat më të rëndësishme me të cilat ballafaqohen organet rendit dhe është tejet komplekse.

Lindor Bexheti punëtor social në organizatën Labirint për Radio Kosovën thotë se, përsa i përket përdorimit të mariuanës, numri është në rritje, sepse është njëra ndër substancat më të përdorura në botë, e po ashtu edhe në Kosovë.

“Tek të rinjtë ka ra mosha e përdorimit deri në 16 vjet. Ka pas raste të eksperimentimit me marihuanë, prandaj është urgjente që të fokusohemi te parandalimi dhe luftimi i drogave.

Hans Bengtsson, këshilltar i lartë kundër krimit të organizuar në misionin e OSBE-së në Kosovë, shprehet se lufta kundër përdorimit të drogave në Kosovë është komplekse, sepse struktura e popullatës së Kosovës dominohet nga të rinjtë nën moshën 25 vjeçare.

Sipas tij, shkalla e lartë të papunësisë në vend, krahas përdorimit të drogës mund të paraqet rrezik jo vetëm për shëndetin publik por edhe për sigurinë dhe rendin publik.

Ndryshe, sa i përket parandalimit të përdorimit të drogës, zyrtarë të Policisë së Kosovës vlerësojnë se vetëm me programe parandaluese mund të bëhet kjo gjë.

Ndërkaq është e nevojshme dhe e domosdoshme që në shkolla të ketë programe mësimi në lëndën Dituria Shoqërore me qëllim sensibilizimin dhe njohjen e të rinjve me rrezikun nga droga dhe për parandalimin e përdorimit të saj. /rtk/
 

 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.