Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 18 Shtator 2019

Mustafa cakton Nait Sharkun ushtrues detyre në ATK

E Hënë 01 Qershor 2015 15:04

Pas kërkesës për transferim nga drejtori i deritanishëm i Administratës Tatimorë të Kosovës Behxhet Haliti, kryeministri i Republikës së Kosovës Isa Mustafa në bazë të ligjit në fuqi ka emëruar ushtrues detyre të drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës Nait Sharkun, i cili njëherit deri tani ka qenë zëvendësdrejtor i ATK-së.

Zharku do të ushtrojë funksionin e u.d drejtorit të ATK-së deri në zgjedhjen e drejtorit të ri të këtij institucioni, i cili do të bëhet me konkurs të rregull sipas ligjeve në fuqi.
Në Administratën Tatimore të Kosovës sot u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së drejtorit të Administratës Tatimorë të Kosovës, në të cilën mori pjesë edhe Ministri i Financave Avdullah Hoti.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.