Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 18 Shtator 2019

98.3 për qind e zyrtarëve kanë deklaruar pasurinë

E Hënë 01 Qershor 2015 23:12

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar regjistrat e deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, sipas të cilës 98.3 për qind e zyrtarëve kanë deklaruar pasurinë.

Sipas Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik, këtë vit deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë kanë pasur për obligim ta bëjnë 4200 persona, kurse deklarimin e kanë bërë 4125 zyrtar ose shprehur në përqindje rreth 98.3%.

Pas përfundimit të të gjitha çështjeve teknike Agjencia do të organizon aktivitetin publik të hedhjes së shortit për kontrollin e plotë të pasurisë që sipas Ligjit për deklarimin e Pasurisë do t’i nënshtrohen 20 për qind e listës së përgjithshme të të deklaruarve.

AKK thotë se gjatë bartjes së të dhënave të deklaruara në formularin e deklarimit të pasurisë tek regjistrat e deklarimeve, mund të ndodhin lëshime teknike apo formulime të gabuara, andaj ka kërkuar nga zyrtarët e lartë publik që ta njoftojnë AKK-në sa më shpejtë që është e mundur në mënyrë që të bëhen përmirësimet dh e për t’i shmangur paqartësitë që mund të krijohen. /Telegrafi/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.