Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 18 Shtator 2019

Sot protestojnë punëtorët e 'Rilindjes'

E Mërkurë 03 Qershor 2015 09:32

Ish-gazetarë e punonjës të gazetës “Rilindja” kanë paralajmëruar për sot një protestë para ish-ndërtesës së tyre, aktualisht pjesë e Qeverisë së Kosovës.

“Kërkojmë pasurinë tonë në Prishtinë dhe në Tiranë”.

Kjo do të jetë kërkesa e vetme e ish-punonjësve të kësaj gazete gjatë protestës para ndërtesës – Pallatit “Rilindja”, që tash sa vite shfrytëzohet nga Qeveria e Kosovës

Sot, më 3 qershor 2015, (e mërkurë) para ndërtesës së Pallatit “Rilindja”, në orën 12:00, punonjësit e ish-gazetës “Rilindja” do të protestojnë duke kërkuar të drejtat e tyre, në marrjen e kompensimit (20 përqindëshit) nga objekti i tyre, i cili tash e sa vite shfrytëzohet nga institucionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Punonjësit për 30 minuta do të protestojnë para ndërtesës, me kërkesën për kompensimin e tyre nga pasuria e gazetës “Rilindja” në Prishtinë dhe në Tiranë, e cila tash e sa kohë padrejtësisht u është mohuar. Pas protestës para Pallatit , punonjësit do të marshojnë drejt selisë qendrore të AKP-së, e cila gjendet afër tregut të Prishtinës (Televizionit të Kosovës), bën të ditur Sindikata e Pavarur e gazetës “Rilindja”.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.