Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 18 Shtator 2019

Ministrat s'i lënë keq gratë

E Mërkurë 03 Qershor 2015 10:36

Janë të njohur si persona VIP dhe me ndikim në Kosovë, madje udhëheqin dikasteret qeveritare, të cilët janë kujdesur mjaft mirë që prej kohësh t’i rehatojnë gratë e tyre nëpër institucione shtetërore.

Universiteti i Prishtinës dhe kolegjet private janë vërshuar kryesisht nga bashkëshortët e bashkëshortet e udhëheqësve të Qeverisë së Kosovës. Puna e mësimdhënësit është mjaft e pëlqyeshme edhe për ligjvënësit e Kuvendit të Kosovës.

Deklarimi i pasurisë, që po publikohet nga Agjencia Kundër Korrupsionit, pos deklarimit të pasurisë ka nxjerrë në pah edhe punësimet familjare në institucionet publike e private të ministrave e deputetëve të Kuvendit.

Ish-kryeministri, tash ministër i Jashtëm, ka deklaruar se bashkëshortja i ligjëron në Kolegjin “Fama” nga ku paga vjetore i arrin në 18 mijë euro.(Zëri)

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.