Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 18 Shtator 2019

Ndërtimi i ambasadës së SHBA-së në Prishtinë: 214 milionë dollarë

E Premte 05 Qershor 2015 08:47

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke vënë gurthemelin për ndërtimin e ambasadës së tyre në Prishtinë, rreth një muaj më parë, kanë treguar edhe një herë interesin afatgjatë amerikan për Kosovën.

Ndërtimi i objektit që do të shtrihet në rreth 5 hektarë hapësirë, SHBA-ve do t’u kushtojë mbi 214 milionë dollarë.

Ai do të përfshijë kancelari, objekt për trupat e marinës amerikane, një aneks shtesë dhe ndërtesa për shërbime të objekteve për komunitetin e Ambasadës. Pavijonet e kontrollit të qasjes, objekte rekreative dhe parking për stafin dhe vizitorët, thuhet në një publikim të kompanisë “Birmingham BL Harbert International”, e kontraktuar e kontraktuar nga Qeveria amerikane për ndërtimin e objektit, shkruan lajmi.net.

Ndërtimi i ambasadës së filluar rreth një muaj më parë, do të përfundojë në fund të vitit 2017. 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.