Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Enjte, 24 Tetor 2019

Temperatura të ulëta, vranësira dhe shi deri të dielën

E Enjte 18 Qershor 2015 09:48

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për ditët deri në fund të javës parashikon mot jostabil, me vranësira të dendura dhe shi dhe temperatura ndërmjet 19 dhe 21 gradë celsius.

“Fushat me presion të ulët të ardhura nga ana veriore dhe verilindore e Kontinentit do të jenë labile gjatë këtyre ditëve të mbetura të javës. Në këtë gjendje sinoptike do të mbajë mot me vranësira të dendura dhe jostabil i përcjellë me riga të shiut të cilat vende-vende do të jenë më të theksuara. Temperatura minimale do të lëvizin ndërmjet 9C-12C celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 19C-21C celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi1-6m/s.

Një gjendje e këtillë e motit me temperatura të ulëta dhe jostabil do të na shoqëroj deri të dielën.

Nga dita e diel e tutje , nga parashikimet tona pritet të ketë ngritje të temperaturave”, thuhet në parashikimin e IHMK-së. 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.