Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Enjte, 24 Tetor 2019

Tërnava: Skënderbeu është hero, osmanët i kanë çliruar shqiptarët nga sllavët!

E Premte 19 Qershor 2015 09:20

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka kërkuar që shteti të financojë funksionimin e religjioneve në Kosovë.

Ai ka thënë se në këtë varfëri që ekziston në Kosovë, është e vështirë që të mblidhen fondet nga komuniteti.

"Porosis të gjithë besimtarët që ta shfrytëzojnë muajin e shenjtë të Ramazanit, për të mira dhe adhurim me njëri tjetrin", ka thënë Tërnava për RTK.

Myftiu foli edhe për deklaratën e tij për Sulltan Muratin, dhënë ditë më parë në një ceremoni përkujtimore. Ai tha se deklaratat e tij për bashkëjetesë dhe bashkëqeverisje me osmanët janë keqinterpretuar, por megjithatë shprehu bindjen se ata (osmanët) i kanë çliruar shqiptarët nga pushtuesit sllavë.

"Është e vërtetë që kemi bashkëjetuar dhe bashkëqeverisur, sepse gjatë asaj periudhe kemi pasur rreth 40 kryeministra në Perandorinë Osmane", ka thënë Tërnava.

Ai megjithatë e ka pranuar se Gjergj Kastrioti është hero kombëtar i shqiptarëve.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.