Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Enjte, 24 Tetor 2019

Për 3 muaj 48.900 kosovarë kërkuan azil në BE

E Premte 19 Qershor 2015 10:34

Kosova prinë para Sirisë e Afganistanit me kërkesat për azil në tre-mujorin e parë të këtij viti në shtetet e BE-së, raporton KTV.

Shifrat i ka bërë publike Eurostati. Për periudhën 1 janar – 31 mars 2015 kërkesë për azil për herë të parë në shtetet e BE-së kanë bërë 48.900 shtetas të Kosovës, ose 26 % e totalit të gjithë kërkesave. 90 % e tyre kërkesën e kanë bërë në dy shtete të BE-së: Hungari (22.800 ) dhe Gjermani (21.100).

Kosovarët gjithashtu prijnë me kërkesa për azil edhe në Francë dhe Luksemburg. 21.900 kërkesa për azil kanë ardhur nga Siria.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.