Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Hënë, 21 Tetor 2019

Kosova, ndër vendet më jostabile në Ballkan

E Premte 19 Qershor 2015 12:53Sipas rezultateve të "Global Peace Index 2015", vendi më i qetë në botë është Islanda ndërsa më i paqëndrueshëm është Siria. Ndërkohë, në rajonin e Ballkanit situata më e qetë është në Kroaci. Sipas hulumtimit të realizuar nga “Global Peace Index 2015”, Kosova dhe Maqedonia janë vendet më jostabile në Ballkan. Kosova renditet si vendi i 69-të më i sigurt nga gjithsej 162 vende, transmeton Anadolu Agency. Shqipëria gjendet në vendin e 52-të, ndërsa Maqedonia në vendin 71. Ndërkaq, si vendet më të sigurta në rajonin e Ballkanit janë Kroacia në vendin e 27-të dhe Serbia në vendin e 46-të. Nga vendet e rajonit të gjerë të Ballkanit, vendi më i qetë është Sllovenia e cila ndodhet lartë në vendin e 15-të listës, ndërsa pasojnë Hungaria (22), Sllovakia (23), Rumania (26) Bullgaria (32) dhe Greqia në vendin 61. Vendet më jostabile të kontinentit evropian janë Rusia dhe Ukraina, të cilat më shumë se një vit janë në marrëdhëniet mjaft të tensionuara. Sipas kësaj liste, vendet më të qëndrueshme në botë janë Islanda, Danimarka, Austria, Zelanda e Re, Zvicra, Finlanda, Kanadaja, Japonia, Australia dhe Republika Çeke. Pas tyre vijojnë Portugalia, Irlanda, Suedia, Belgjika, Sllovenia, Gjermania, Norvegjia, Butani, Polonia dhe Holanda. Nga 20 vende më të qeta të botës, 15 ndodhen në kontinentin e vjetër evropian. Vendet më jostabile në botë janë, Siria, Iraku, Afganistani, Sudani Jugor, Republika e Afrikës Qendrore, Somalia, Sudani, Kongo, Pakistani dhe Koreja e Veriut. Instituti për Ekonomi dhe Paqe, i cili ka publikuar raportin, ka përdorur 23 kritere në mënyrë për të marrë rezultate, përfshirë nivelin e dhunës, nivelin e vrasjeve, jostabilitetin politik dhe numrin e vdekjeve në konflikt të brendshëm.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.