Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Enjte, 24 Tetor 2019

Rriten rastet e të kafshuarve nga gjarpëri

E Shtunë 20 Qershor 2015 15:29Përveç pickimit nga rriqrat, këtë vit njerëzit, veçmas banorët e vendeve rurale, po rrezikohen edhe nga gjarpëri. Vetëm për një muaj, në Klinikën Infektive në Prishtinë, nga kafshimi i gjarprit kanë kërkuar ndihmë 13 persona. E të gjithë këta pacientë, pavarësisht gjendjes së rëndë që kishin, asnjë nga ta nuk ka përfunduar me fatalitet apo me ndonjë komplikim më të thellë. Tashmë të gjithë janë lëshuar në shtëpi, në gjendje mjaftë të mirë shëndetësore. Në Infektive, mjekët thonë se janë të pajisur me terapinë e nevojshme për mjekimin e të prekurve nga gjarpëri. Ata bëjnë thirrje tek qytetarët që të kenë kujdes në ambientet e hapura në vendet rurale. Drejtori i Klinikës Infektive, Hamdi Ramadani tregon se pacientët e kafshuar nga gjarpri kanë qenë nga vende të ndryshme të Kosovës. Ai thotë se pacientët janë pranuar në klinikë në një gjendje mjaftë të rëndë, por me t’iu dhënë serumi kundër helmit, ata kanë dalë jashtë rrezikut për jetë. Ai thotë se deri tani nuk ka pasë raste me dëmtime të rënda, siç janë organet e veshkës dhe mëlçia. Edhe pse nuk e kanë pritur, Ramadani thotë se këtë vit mund të ketë numër më të madh te të kafshuarve nga gjarpri. Megjithatë, ai tregon se nuk ka asgjë alarmuese, dhe se klinika që ai drejton është mjaftë e përgatitur me terapinë e nevojshme. Kafshimi nga gjarpëri mund të kalojë në sëmundje që njihet si mjaftë serioze. Sipas studimeve botërore, rreth 2 për qind e të sëmurëve mund të përfundojnë me fatalitet. Për mjekimin e të prekurve nga kafshimi i gjarpërit ekziston serumi kundër helmit (anti-viberum). Sa më herët që ndërhyhet, rezultati është më i mirë. Rastet më të rënda për trajtim janë ato kur kafshon në dorë apo këmbë të zbathur, duke manifestuar kështu simptomalogji serioze. Një kafshim i gjarpërit helmues, ka rreth 20 miligramë helm (toksinë)./Kosovapress/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.