Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 26 Qershor 2019

Maxhuni: Kosova është cak i ekstremizmit fetar

E Mërkurë 22 Korrik 2015 12:10

Drejtori i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni, duke u përgjigjur ndaj pyetjeve të deputetëve ka thënë se Kosova është cak i ekstremizmit fetar. "Nuk është çerdhe e as prodhuese e ekstremizmit por është cak dhe target", ka thënë Maxhuni.

Derisa ka përmendur nevojën që të hulumtohen veprimtaritë e sakta të disa organizatave jo qeveritare qe kanë operuar pas luftës në Kosovë.

Në Siri në krahun e ISIS-it luftojnë 300 shtetas të Kosovës

Në Komisionin Parlamentar për Siguri është duke raportuar drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.

Fillimisht ai foli për rastin e Badovcit. Maxhuni tha se qytetarët duhet të ndihen të sigurt. Siç raporton “Koha Ditore” nga kjo mbledhje, kryepolici i Kosovës ka treguar se, sipas të dhënave që ka Policia, 300 shtetas të Kosovës janë duke marrë pjesë në luftën ne Siri.
Aktualisht anëtart e Komisionit po i adresojnë pyetjet e tyre drejtorit Maxhuni.

Që të gjitha deri me tani lidhen me ekstremizmin fetar dhe arrestimet e fundit për terrorizëm.
Zafir Berisha nga Nisma ka kërkuar nga Maxhuni që të tregojë nëse arrestimi i tyre është meritë e Policisë apo qytetarëve. Derisa ka kërkuar njëkohësisht të dijë se çfarë informacione ka pasur Policia lidhur me koncertin e pavarësisë se Amerikës dhe pse ai u anulua duke e ndërlidhur këtë me arrestimet e fundit për terrorizëm.

E Ganimete Musliu nga PDK tha se fakti që Kosova renditet si shteti i katërt për nga pjesëmarrja e banorëve të saj në luftën në Siri është shqetësues. Ajo pyeti drejtorin se sa janë duke monituruar zonat rurale të Kosovës sa i përket ekstremizmit.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.