Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 18 Shtator 2019

Hyseni: Nuk është gjetur helm te të dyshuarit për terrorizëm

E Shtunë 25 Korrik 2015 11:05

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka thënë se tek pesë të dyshuarit e arrestuar për terrorizëm, nuk është gjetur helm.

Hyseni në emisionin “Komiteti” në RTK, ka thënë se në këtë rast nuk duhet nxituar për shkak se rasti është nën hetime, ndërsa ka lavdëruar Policinë e Kosovës për profesionalizëm.

Sipas tij, as Kosova nuk mund të jetë imune ndaj problemeve globale që shqetësojnë botën e as për terrorizëm.

Kjo dukuri, sipas Hysenit, është shqetësuese por nuk ka vend për panik, sepse Policia e as inteligjenca e Kosovës nuk posedojnë asnjë informatë kredibile për ndonjë rrezik.

Hyseni ka folur edhe për strategjinë që duhet të përdoret kundër predikimeve të ndonjë, siç i quajti ai, imami të krisur. /KP/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.