Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Shtunë, 07 Dhjetor 2019

Kosovarët mbi 28 mijë kërkesa për azil në Gjermani

E Marte 28 Korrik 2015 12:36

Sirianët prijnë në Gjermani për numrin e kërkesa të azilit, ku kanë aplikuar mbi 32 mijë sirianë, ndërsa në vendin e dytë renditen kosovarët, me 28 mijë e 672 aplikacione për azil.

Këto janë të dhënat e fundit, që ka dhënë zyra federale për migracion dhe refugjatë, për gazetën gjermane Billd.

Tutje thuhet se 30% nga 450 mijë kërkesa për azil në Gjermani vijnë nga zonat e luftës, nga shtetet si Siria, Iraku, Afganistani e vendet e tjera, kurse nga vendet e Ballkanit janë 40% të të gjitha aplikacioneve për azil, transmeton RTV 21.

Billd shkruan se gjendja e keqe ekonomike dhe papunësia e lartë në vendet e Ballkanit me theks të veçantë Kosova, janë shtytësit kryesor për azil.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.