Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 06 Dhjetor 2019

Serbi i dyshuar për terrorizëm, sot para gjykatës

E Enjte 30 Korrik 2015 11:07

Slobodan Gavriq do të dal sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë, për shkak se ai dyshohet se ka planifikuar organizime dhe veprime terroriste dhe futje të mjeteve shpërthyese në Kosovë.

Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi ka thënë për Indeksonline se Gavriq do të dal para drejtësisë pas orës 14|: 00, në Pallatin e Drejtësisë, ose pas orës 14 e 30.

Slobodan Gavriq, shtetas i Serbisë, i martuar, baba i dy fëmijëve, punëtor i Ministrisë së Bujqësisë, me profesion veterinar, dyshohet se ka kryer veprat penale të përgatitjes së veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës; si dhe import, eksport, transportim, prodhim këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse të ndaluara sipas Kodit Penal të Kosovës./Indeksonline/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.