Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 13 Dhjetor 2019

Mustafa: Qeveria nuk e ka në agjendë themelimin e një aviokompanie shtetërore

E Enjte 30 Korrik 2015 12:52

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Kosova nuk e ka në agjendën e saj themelimin e një aviokompanie shtetërore.

“Hapjen e një aviokompanie shtetërore nuk e kemi në agjendë sepse ne jemi në proces të rregullimit ekonomik dhe kjo nuk mund të bëhet”, tha Mustafa.

Kjo çështje u hap për shkak të problematikave të fundit dhe mashtrimit të disa aviokompanive që kanë bërë ndaj qytetarëve që udhëtojnë përmes aeroportit të Prishtinës.

Mustafa tha se është i vetëdijshëm sa i përket problemeve që ballafaqohen qytetarët, por kjo bie në përgjegjësinë e agjencive private të fluturimeve.

Mustafa konsideron se kjo çështje duhet të zgjidhet përmes masave ligjore ndaj kompanive private që merrem me këto çështje dhe masat përmes konkurrencës që Qeveria e Kosovës duhet të bëjë.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.