Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Shtunë, 07 Dhjetor 2019

Pritjet nga 2 orë në pikën kufitare në Merdar

E Premte 31 Korrik 2015 13:55

Në kolonë kur vijnë, në kolonë kur kthehen. Fati i jetës i bashkatdhetarëve tanë ndahet midis dashurisë për atdheun dhe vendit ku punojnë e jetojnë.

Por, ndjekja e këtij fati, përveç mallit për vendlindje, bëhet edhe më e vështirë për ta sidomos kur duhet të presin me orë të tëra në kufi për të ardhur në Kosovë e ndoshta edhe më gjatë për t'u kthyer në vendet ku kanë të ndërtuar jetën.

Kjo është situata në pikën kufitare të Kosovës me Serbinë në Merdar. Të premten kolonat në pjesën e Kosovës ishin të gjata mbi 2 km.

Gjatë kthimit për në vendet e tyre të punës, bashkatdhetarët thonë se po presin mbi 2 orë. E pakënaqësia në situata të tilla gjatë pritjes nën temperatura të larta, është evidente.

Ndërkaq, për ata të cilët po vijnë drejt Kosovës, pritjet janë edhe më ta gjata. Disa prej tyre thonë se kolonat po shkaktohen shkaku i procedurave të stërzgjatura nga pala serbe.

Kolonat me automjete po krijohen kryesisht në orët e para të mëngjesit, ndërkaq gjatësia e saj po rritet sidomos në orët e pasdites. Policia e Kosovës disa herë ka deklaruar se kolonat po shkaktohen nga pala serbe ngase autoritetet kosovare kanë marrë masat për të shtuar personelin kufitar.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.