Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 24 Korrik 2019

Sot protestojnë serbët në përkrahje të Ivanoviqit

E Premte 14 Gusht 2015 10:53

Qytetarë serbë do të protestojnë të premten para selisë së gjykatës së EULEX-it në Mitrovicë

Kjo protestë bëhet në mbështetje të liderit të i Iniciativës Qytetare Serbia, Drejtësia dhe Demokracia, Oliver Ivanovic dhe kolonelit të pensionuar, Dragolup Delibashic.

Kësaj proteste ka paralajmëruar se do t’i bashkohen edhe drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Djuric si dhe kryetari i komisionit për ndihmë për serbët në Kosovë, Millorad Arlov.
Edhe të hënën është protestuar para ndërtesës së EULEX-it në qytetet e Prishtinës dhe Mitrovicës me kërkesën për lirimin e Oliver Ivanovic me ç’rast më shumë se 500 veta ishin mbledhur para ndërtesë së këtij misioni në veri të Mitrovicës.

Një ditë pasi që iu vazhdua paraburgimi deri me 6 tetor, kreu i Iniciativës Qytetare Serbia, Drejtësia dhe Demokracia, Oliver Ivanovic i cili akuzohet për krime lufte, ka hyrë në grevë urie në burgun e Mitrovicës duke kërkuar që t’i lejohet lirimi me kusht.

Rikujtojmë se Ivanovic u arrestua më 27 janar të vitit 2014, ndërsa bashkë me të akuzohen edhe Dragoljub Delibashic, Ilija dhe Nebojsha Vujacic dhe Aleksandër Llazovic.
Ata akuzohen se më 14 prill 1999 dhe më 3 shkurt të vitit 2000 kanë kryer krime lufte kundër banorëve civilë shqiptarë.  

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.