Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 24 Korrik 2019

Hoti: Gjuriq nuk është pjesë e protestave në Mitrovicë

E Premte 14 Gusht 2015 10:57

Ka filluar protesta në Mitrovicën e Veriut, ku janë mbledhur dhjetëra qytetarë të cilët kërkojnë nga organet e drejtësisë dhe gjykatësit e EULEX-it, t’i mundësojnë Oliver Ivanoviqit mbrojtje në liri

Përkundër paralajmërimit të shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriqit, se do të jetë pjesëmarrës në këtë protestë, Policia e Kosovës nuk e ka regjistruar prezencën e tij në Mitrovicë.

Këtë e ka thënë për lajmi.net edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Veri, Besim Hoti, i cili ka bërë me dije se Gjuriq nuk është pjesë e protestës.

Përkundër disa raportimeve në mediat vendore se Gjuriq është futur në Kosovë në përcjellje të pjesëtarëve të Xhandarmërisë së Serbisë, ky njoftim, sipas Hotit del të jetë vetëm spekulim.

“Zyrtarisht Marko Gjuriq nuk është në Mitrovicë. Ka pasur informacione se ai ka qenë në Gorazhdec në Mitrovicë dhe në disa vende tjera, por sipas informacioneve tona, këto nuk qëndrojnë”, ka thënë Hoti. 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.