Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 22 Nëntor 2019

Në Graçanicë konferencë për diversitetin

E Premte 14 Gusht 2015 11:12

Do të mbahet sot në Graçanicë konferenca “Bukuria e Diversitetit”, e organizuar nga programi Avancojmë Kosovën së Bashku (AKT) i USAID-it, në partneritet me Institutin për Zhvillimin e Komuniteteve

Konferenca i dedikohet rëndësisë së ruajtjes së trashëgimisë kulturore në Kosovë dhe është pjesë e nismës së USAID-it “Forcimi i ndërveprimit në mes të komuniteteve përmes sportit dhe kulturës”.

Konferencës do t’i drejtohen drejtoresha e Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje pranë misionit të USAID-it në Kosovë Sara Buchanan, prof. Haluk Çetinkaya, akademik dhe arkeolog, Predrag Radonjiq, publicist dhe avokues për trashëgimi kulturore dhe Evangelos Tsempelis, psikolog dhe psikoanalist, ish-pjesëtar i komunitetit ndërkombëtar në Kosovë.

Konferenca do të mbahet në Qendrën Kulturore të Graçanicës, me fillim në orën 11:00

 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.