Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 24 Korrik 2019

16 euro kushton hyrja me targa RKS në Serbi

E Premte 14 Gusht 2015 11:54

Marrëveshja për Sigurimet Kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë ka rënduar qytetarët e Kosovës që udhëtojnë me vetura për në Serbi.

Ndërkaq i ka liruar plotësisht nga pagesa qytetarët serbë, të cilët hyjnë me veturat e tyre në territorin e Kosovës.

Para se të fillojë të zbatohet Marrëveshja, zyrtarë të Byrosë Kosovare të Sigurimeve patën premtuar se nga 12 korriku qytetarët e Kosovës do të mundë të udhëtojnë në Serbi pa paguar diçka shtesë.

Mirëpo në praktikë rezultoi e kundërta, ku në bazë të fletëpagesave që i ka siguruar gazeta “Zëri” shihet se vetëm për të hyrë në territorin e Serbisë qytetarët e Kosovës që në hyrje do të duhen të paguajnë rreth 16 euro, nëse vetura e tyre është me targa RKS. Ndërkaq, më pas për çdo ditë qëndrimi ata duhen të paguajnë nga 5 euro në ditë.

“Kjo është e papërballueshme. Marrëveshja ka rënduar edhe më shumë xhepin tonë”, tha një qytetar që nuk deshi të identifikohej për gazetën.

Sipas tij, pagesat janë shumë të larta dhe thuajse nuk dallon fare nga ajo që është aplikuar më herët.

Por në anën tjetër Rrahim Pacolli, udhëheqës i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, përmes një komunikate për media ka thënë se është krijuar një keqkuptim në lidhje me atë se a duhet paguar shtesë 40 euro për të hyrë në Serbi apo jo.

“Polica e Sigurimit TPL Plus është policë, e cila mbulon dëmet ndaj palëve të treta jashtë territorit të Kosovës si në Maqedoni, Shqipëri apo Serbi. Pra,është një lloj Kartoni i Gjelbër, por për dallim mbulon shumë më pak territore. Nga statistikat tona rezulton se një pjesë e madhe e personave të siguruar posedojnë edhe policë TPL Plus, që nënkupton se edhe para marrëveshjes me Serbinë, ka qenë obligative posedimi i TPL Plus-it për të udhëtuar drejt shteteve fqinje si p.sh. Maqedoni. Pra, personat e siguruar që posedojnë policën TPL Plus, nuk kanë nevojë të paguajnë asgjë shtesë në lidhje me sigurimin e veturës për të hyrë në Serbi, pasi që polica e njëjtë e mbulon edhe territorin e Serbisë”, ka thënë ai.

Mirëpo, Pacolli nuk ka folur fare rreth tarifave që qytetarët e Kosovës po paguajnë për të hyrë në territorin e Serbisë.  

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.