Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 24 Korrik 2019

VV paralajmëron protesta për sigurimet kufitare dhe Asociacionin

E Premte 14 Gusht 2015 15:14

Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon t’i kundërshtojë marrëveshjet e arritur mes palës kosovare e asaj serbe në Bruksel, duke paralajmëruar edhe protesta masive kundër tyre.

Kështu ka bërë të ditur sot në një konferencë për media nënkryetari i parë i kësaj lëvizje, Driton Çaushi, i cili ka komentuar në veçanti nisjen e zbatimit të marrëveshjes për lëvizje të lirë.

Në këtë paraqitje për media, Çaushi ka thënë se nga kjo marrëveshje po humbin më së shumti shtetasit e Kosovës, duke mos u arritur asnjë reciprocitet me Serbinë.

“Marrëveshja e fundit nuk dëshmon asgjë tjetër, përveç rrugës së njëjtë që kryeministri aktual, Isa Mustafa, po e ndjek me Qeverinë e kaluar dhe ish-kryeministri Hashim Thaçi, duke vazhduar koncensionimet drejtë shtetit serb dhe poetikës ekspansioniste të tyre”.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës përveç se nënçmohet gjatë kalimit të kufirit me Serbinë, maltretimi i tyre vazhdon më tutje edhe me dëmtimin financiar që atyre u shkaktohet duke paguar taksa tepër të padrejta”, ka thënë Çaushi, raporton lajmi.net.

Ai e ka ndërlidhur çështjen e marrëveshjes për lëvizje të lirë me atë për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ndërsa ka paralajmëruar se Vetëvendosje së bashku me partitë tjera opozitare, janë më të mobilizuara se kurrë më parë, për t’i kundërshtuar këto marrëveshje.

“I njëjti fat do ta pret formimi i Asociacionit të Komunave Serbe, edhe aty do të lëshohet pe. Ne do të jemi si kurrë më parë të mobilizuar në kundërshtimin e këtyre marrëveshjeve, duke mos përjashtuar as protestat”.(Lajmi.net)

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.