Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 22 Nëntor 2019

Prokurori kërkon dënime më të rënda për 'Grupin e Drenicës'

E Shtunë 15 Gusht 2015 09:30

Prokuroria e EULEX-it ka kërkuar dënime edhe më të rënda ndaj “Grupit të Drenicës”, të cilët fillimisht janë dënuar me 65 vjet burgim.

“Për të mbuluar masakren juridike të Gjykatës së Eulex-it në rastin Drenica, Prokurori i Eulex-it ka paraqitur ankesë kundër aktgjykimeve të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ankesa i është drejtuar Gjykatës së Apelit në Prishtinë.

Ankesa është paraqitur kundër të gjithë komandantëve dhe ushtarëve të UÇK-së në rastin Drenica duke përfshirë edhe Komandantin e Shtabit të Përgjithshëm z. Syljeman Selimi dhe Komandantin e Zonës Operative të Drenices z. Sami Lushtaku.

Prokurori me ankesëne tij ka kërkuar që Gjykata e Apelit të ndryshoj aktgjykimin sa i përket z.Syljeman Selimit, Sami Lushtakut dhe të gjithë komandanteve dhe ushtareve te tjere ne kete rast . Prokurori ka kërkuar që Gjykata e Apelit të aprovoj ankesen e tij dhe të gjithëve në rastin Drenica të ju shqipëtoj dënime me të ashpëra.

Prokurori poashtu ka kërkuar nga Gjykata e Apelit që kjo Gjykatë ti shpall fajtor të gjithë Komandantët dhe ushtarët në rastin Drenica, edhe për veprat penale për të cilat Gjykata e Eulex-it në Mitrovicë i ka shpallur të pa fajshëm më 27.05.2015.

Prokurori i Eulex-it po ashtu ka kërkuar që të bëhet rikualifikimi juridik i veprës penale për z. Sami Lushtaku dhe që vepra për të cilën ai është shpallur fajtor të mos trajtohet si vrasje por si krim lufte dhe ati Gjykata e Apelit ti shqipëtoj dënim më të rënd.

Sipas ekipit mbrojtës të z. Syljeman Selimi qëllimi i Prokurorit me paraqitjen e kësaj ankese mund të jetë manipulimi me bindjet e qytetarëve të Kosovës, se kinse z.Syljeman Selimi, z.Sami Lushtaku dhe të tjerët kanë kryer vepra të rënda penale gjatë periudhës së luftës.

Qytetarët e Kosovës e dine se në rastin konkret nuk ka pas asnjë provë, apo dëshmi që ata të shpallen fajtor.

Mbrojtja e Syljeman Selimit do të paraqet përgjegjje në ankesën e prokurorit duke kërkuar që Gjykata e Apelit të njejtën ta refuzoj dhe të aprovoj ankesën e avokatëve të Syljeman Selimit dhe avokatëve të tjerë në rastin Drenica, dhe z.Syljeman Selimi, z.Sami Lushtaku dhe të gjithë të tjerët të shpallen të pafajshëm nga Gjykata e Apelit në Prishtinë.

Mbrojtja e Sylejman Selimit konsideron se ky rast është krejtësisht me ndikime politike”, ka shkruar avokati Tomë Gashi në profilin e tij në Facebook. 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.