Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 24 Korrik 2019

Ivanoviq bartet në spital

E Shtunë 15 Gusht 2015 09:34

Pas 8 ditë grevë urie në burg, Oliver Ivanoviq është transferuar sot pasdite në spitalin e Mitrovicës. Nuk bëhet e ditur për çfarë ankohet.

“Ivanoviq është bartur urgjentisht në qendrën mjekësore në Mitrovicë, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore” ka deklaruar Ksenija Bozovic, zv.kryetare e GI SDP.

Siç kishte njoftuar radio Kontakt plus, Ivanovic ishte bartur nga policia dhe personeli i qendrës së paraburgimit në spital.

Ai gjendet në repartin e internos në spitalin e Mitrovicës.

“Ivanoviq gjendet në repartin e internos, në një apartment të njësisë së kujdesit gjysëm intenziv. E kanë pranuar mjekët kujdestarë, ndërsa në ditët në vazhdim konziliumi i mjekëve do të kujdeset për të. Publiku do të njoftohet nesër për detajet e gjendjes shëndetësore të Inavociq.”, kanë deklaruar nga Spitali.

Zëdhënësja e Euleksit Dragana Nikolic Solomon nuk ka mundur të pohojë as të komentojë lajmin për transferimin e Ivanoviqit në spital.

Oliver Ivanovic ka filluar një grevë urie me 7 gusht duke kërkuar që t’i mundësohet të mbrohet në liri në procesin që po kryhet kundër tij nga gjykata themelore e Mitrovicës.

Ai kishte filluar grevën pasi Gjykata kishte vendosur t’ia vazhdojë parapurgimin edhe për dy muaj.

Ivanovic është akuzuar se me 14 prill 1999 dhe me 3 shkurt 2000 ka kryer krime lufte kundër popullsisë civile dhe ka nxitur vrasjen e disa shqiptarëve në Mitrovicë. (politiko.net)
 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.