Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 22 Nëntor 2019

Anulohet vendimi për zgjatjen e paraburgimit për Ivanovic-in

16 Gusht 2015 10:41

Dhoma e Apelit e gjykatës në Mitrovicë e ka hedhur poshtë vendimin mbi vazhdimin e paraburgimit të liderit të Iniciativës Qytetare Serbia, Drejtësia dhe Demokracia, Oliver Ivanovic deri më 6 tetor duke e kthyer sërish në fuqi vendimin e mëhershëm sipas të cilit arresti i Ivanovic skadonte më 26 gusht. Kështu ka bërë të ditur bashkëshortja e tij, Milena Ivanovic- Popovic për agjencinë e lajmeve serbe Tanjug.

“Gjykata hodhi poshtë vendimin për paraburgimin e tij deri më 6 tetor, dhe u kthye në fuqi vendimi i mëparshëm me të cilën Oliverit i skadon arresti më 26 gusht. Ata do të shqyrtojë kujdestarinë pak para 26 tetor”, ka thënë Popovic.

Oliver Ivanovic kishte hyrë dje në ditën e tetë të grevës së urisë ku pasdite u transferua në spitalin e Mitrovicës. Ai kishte hyrë në grevë urie më 7 gusht me kërkesën që atij t’i lejohet lirim me kusht.

Gjatë javës së kaluar qytetarë serb kanë protestuar para selisë së gjykatës së EULEX-it në Mitrovicë në mbështetje të liderit të i Iniciativës Qytetare Serbia, Drejtësia dhe Demokracia, Oliver Ivanovic dhe kolonelit të pensionuar, Dragolup Delibashic .

Rikujtojmë se Ivanovic u arrestua më 27 janar të vitit 2014, ndërsa bashkë me të akuzohen edhe Dragoljub Delibasic, Ilija dhe Nebojsha Vujacic dhe Aleksandër Llazovic.

Ata akuzohen se më 14 prill 1999 dhe më 3 shkurt të vitit 2000 kanë kryer krime lufte kundër banorëve civilë shqiptarë.
 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.