Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 22 Nëntor 2019

Radhë të gjata të makinave në Merdare

16 Gusht 2015 11:14

Në kufirin mes Kosovës e Serbisë edhe sot paradite janë krijuar kolona më të gjata pritjesh në dalje të vendkalimeve.

Në Merdare, te Podujeva, në hyrje drejt Kosovës  nuk ka pritje, por vetëm kohëzgjatja të procedurave normale, ndërsa më dalje drejt Serbisë kolona është rreth një kilometër dhe pritjet zgjasin 3 deri 4 orë, varësisht prej frekuentimit të automjeteve.

Në vendkalimet Dheu i Bardhë e Muqibabë  te Gjilani ka kryesisht vetëm procedura normale dhe  pritje dei 20 minuta, ndërsa në Mutivodë drejtimi i fshatit Keçekollë, rajoni i Prishtinës,  në hyrje drejt Kosovës nuk ka pritje të gjata, ndërsa në dalje drejt Serbisë pritjet janë  deri gjysëm ore.

Nga ana e zyrtarëve të Policisë së Kosovës në pikat kufitare me Serbinë, sipas njoftimit dërguar pak më parë, puna është duke u zhvilluar normalisht me kapacitete dhe intensitet të shtuar, mirëpo kolonat-pritjet janë nga fluksi i madh i automjeteve dhe procedurat që aplikohen gjatë plotësimit të dokumenteve-formularëve  për kalim kufitar.

Policia e Kosovës thekson se për të shmangur kolonat mund të shfrytëzohen pikëkalime tjera kufitare, ku nuk ka apo ka më pak pritje.

Në 12 gusht qeveria kosovare njoftonte se nga mesnata kishte hyrë në fuqi zbatimi i Memorandumit të Mirëkuptimit për Njohjen e Reciproke të Sigurimeve të Automjeteve, të nënshkruar në Bruksel në 23 qershor 2015 në prani të kryeministrave të Republikës së Kosovës dhe Serbisë si dhe Përfaqësueses së lartë të BE-së.

“Kjo marrëveshje mundëson lirinë e lëvizjes së qytetarëve të të dyja vendeve me mjetet motorike të regjistruara në njërën nga shtetet, Kosovë ose Serbi, e që posedojnë sigurim valid për territorin e palës tjetër”, theksonte njoftimi. /tesheshi.com/
 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.